Bota

Mori vulën dhe logon e PD, zbardhet mesazhi i Sali Berishës drejtuar strukturave: Kjo është prova jonë! T’i shtrijmë dorën…

mori vulen dhe logon e pd zbardhet mesazhi i sali berishes drejtuar strukturave kjo eshte prova jone ti shtrijme doren

































Sali Berisha, të cilit gjykata e Apelit i dha logon dhe vulën e PD, i është drejtuar me një mesazh strukturave të partisë, duke e konsideruar vendimin e sotëm si një moment të jashtëzakonshëm.

sali berisha selia bl

Berisha thotë se tashmë ka ardhur koha që “t’i shtrijmë dorën dhe të hapim zemrën edhe për 100 mijë demokrate dhe demokratë e mbështetës të PD që me 14 maj 2023 votuan për Flamurin e PD”.

Kjo është prova jonë- thotë Sali Berisha- ndersa thekson se “eshte i bindur e besimplotë se në emër të idealeve tona demokratike, të interesave jetike të vendit do të përmbushim me nder këtë mision”

Mesazhi i Sali Berishës drejtuar strukturave: 

Mesazh për te gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike të të gjitha niveleve, anëtarësinë tonë! Vendimi i sotëm është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm që t’ju shtrijmë dorën dhe të hapim zemrën edhe për 100 mijë demokrate dhe demokratë e mbështetës të PD që me 14 maj 2023 votuan për Flamurin e PD. Është mision i një rëndësie të veçantë për secilin prej jush që të bëni çdo gjë që keni në dorë që vëllezërit dhe motrat e familjes tonë të madhe politike të kthehen me dinjitet në shtëpinë e tyre. Aktualisht kjo është detyra jonë më kryesore. Kjo është prova jonë. Jam i bindur e besimplotë se në emër të idealeve tona demokratike, të interesave jetike të vendit do të përmbushim me nder këtë mision. O sot o kurrë! Fitore! #sb

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts