“Mos besoni përrallat me rekurs!”, Bardhi: Dera është e hapur, të gjithë demokratët e kanë vendin këtu

mos besoni perrallat me rekurs bardhi dera eshte e hapur te gjithe demokratet e kane vendin ketu
mos besoni perrallat me rekurs bardhi dera eshte e hapur te gjithe demokratet e kane vendin ketu

Partia Demokratike po mban një takim me qytetarë dhe simpatizantë në Përmet, takimi i parë që nga momenti që Apeli mori vendimin për t’i dhënë vulën ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur PD në 11 vitet e fundit, të cilat i quajti vite të vështira.

Ai ka kërkuar bashkimin e PD duke shtuar se e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe PD.

“Më kokën lart kemi disa muaj decizivë përpara për të bërë realitet fitoren e PD në zgjedhjet e ardhshme.
Nëse vi sot dhe them që u mbyll problemi me vendimin PD dhe të mos besojnë përrallat me Rekurs e duhet t’ja shpjegoni ehe demokratëve që nuk na janë bashkuar ende, janë demokratë dhe kanë bërë të njëjtat sakrifica si ju. Dera është e hapur dhe ata e kanë vendin këtu. Bashkë me çdo qytetar të ndershëm, sepse sot e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe PD”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →