Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jola Hysaj, ka reaguar lidhur me situatën problematike në Porto Romano, Durrës.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Jola Hysaj, shkruan se realiteti në Porto Romano është krejt ndryshe.
Pranë banesave të taksapaguesve të qytetit të Durrësit gjithçka është e lënë në harresë.
Siç duket edhe nga pamjet e publikuara vendi është pushtuar nga shkurret dhe mbeturinat, ndërkohë që qeveria “shiti super investimin e Eco Park” për atë zonë, shkruan në Facebook anëtarja e Kryesisë së PD-së.
Hysaj thotë se qindra e mijëra euro të hedhura për rehabilitimin e kësaj zone kanë shkuar për propagandë.
Postimi i plotë
Porto Romano Durrës. Aty ku u shit super investimi i Eco Parkut, qindra e mijëra euro të hedhura për rehabilitimin e kësaj zone të hedhura për propagandë.
Realiteti flet ndryshme, pranë banesave të taksapaguesve të qytetit të Durrësit gjithçka është e lënë në harresë.
Nga lodhja e madhe, Kryetarja e Bashkisë Durrës përfitoi rritjen maksimale të rrogës për vete, pasi kuptohet propaganda kushton shumë, e lodhet goxha duke bërë SHOË.
Ndaj të moçmit thonin : ” Mos i shihni gunën por punën “.
Sa për punën , pamjet flasin vetë!