Shqiperia

“Mos më dëboni, jam biseksual”, i riu shqiptar i kapur me drogë kërkesë në Irlandë kundër deportimit

mos me deboni jam biseksual i riu shqiptar i kapur me droge kerkese ne irlande kunder deportimit
mos me deboni jam biseksual i riu shqiptar i kapur me droge kerkese ne irlande kunder deportimit

Shqiptarët shpikin arsye nga më të ndryshme për të kundërshtuar dëbimin në shtetet perëndimore. Ndërsa shumica e vënë theksin tek borxhet, rreziqet ndaj tyre dhe familjes, një i ri e lidh kundërshtimin e dëbimit me preferencat e tij seksuale.

Kur gjykatësi e pyeti Ergis Metajn, 23-vjeç se pse kërkonte azil në Irlandë, ai u përgjigj se kishte një problem me njerëzit në Shqipëri lidhur me fenë e familjes së gruas së tij. “Nën çfarë lloj kërcënimi jeni?”, pyeti gjykatësi Johnson.

“Ka të bëjë me seksualitetin tim. Unë jam biseksual”, u shpreh Metaj cituar nga mediat vendase. Hetuesi Leo Mulrooney i tha gjykatës se kishte një urdhër dëbimi për të pandehurin dhe do të hynte në fuqi kur të skadonte çdo dënim i shqiptuar. Media irlandeze shkruan se i pandehuri kishte përshtypjen se mund të qëndronte në Irlandë, por një urdhër dëbimi duhej të pritej në këtë lloj rasti.

I riu shqiptar u kap në flagrancë me kanabis me vlerë 119,736 euro të dorëzuar në një kuti në banesën e tij në Sligo. Një bandë shqiptare droge, siç u tha në gjykatë e kishte postuar pakon në Sligo me korrier, por ajo u kap në Aeroportin e Dublinit dhe policia vendosi ta vinte nën vëzhgim deri në dorëzimin e kontrolluar, duke çuar më pas në arrestimin e Metaj më 22 mars të vitit të shkuar, një vit pasi mbërriti në Sligo me gruan e tij duke kërkuar azil.

Metaj u deklarua fajtor për posedimin e kanabisit me vlerë mbi 13,000 euro për qëllime shitjeje ose furnizimi më 4 tetor ndërsa gjykata e dënoi atë të martën. I pandehuri kishte shkuar në Irlandë me një pasaportë të rreme greke. Metaj, në prova, deklaroi se kishte shkuar në Irlandë në shkurt të vitit 2022. Gruaja e tij aktualisht jetonte në strehimin e refugjatëve në Sligo dhe kishin një fëmijë që tani ishte tetë muajsh. Ai tha se kur erdhi për herë të parë në Sligo kishte punuar në një lavazh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts