Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me emigrantin shqiptar në Neë York, i cili i kërkoi të qëndronte në krye të PS dhe në krye të qeverisë sa të kishte jetë.
Rama tha me ironi “Na doli patronazhisti në mes të Nju Jorkut”.
Biseda:
Qytetari: Shumë i nderuari Edi Rama, ju flet një anëtar i vjetër i PS që i vitit 1991. Ju falenderoj për punën e pamasë.
Rama: Të lutem më bëj pyetje
Qytetari: Pyetja ime është na gëzo të gjithë neve, mos jepni dorëheqjen në asnjë palë zgjedhje
Rama: Kjo s’është pyetje, është urdhër!
Qytetari: Qëndroni në krye të PS sa të keni frymë. Qëndroni kryeministër sa të keni frymë. Ju jeni xhevahiri PS. Jeni as në Politiken e jashtme
Rama: A të keqen vëllai. Jepja dikujt që ka pyetje. Na doli patronazhisti në mes të Nju Jorkut, e patë apo jo.