Bota Kuriozitete

“Mos u shk*rdhe lart e poshtë”- U shpërfytyrua me shishe qelqi! Dyshonte se kunati tradhtonte motrën e saj me 24-vjeçaren, si mori “hak” ish-banorja e BBV!

mos u shkrdhe lart e poshte u shperfytyrua me shishe qelqi dyshonte se kunati tradhtonte motren e saj me 24 vjecaren si mori hak ish banorja e bbv





































Detaje të reja dalin nga dhuna e ushtruar nga 24-vjeçares, Klea Prenga, e cila u shpërfytyrua duke u goditur me shishe qelqi dhe dyshohet se autore janë ish-banorja e BBV, Antonela Berisha dhe motra e saj, Marinela Berisha.

antonela berisha marinela berisha klea prenga3

Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Marinela Berishës se burri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren.

Si shenjë hakmarrje dy motrat, dyshohet se kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë, duke i shkaktuar plagë të thella.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 6 Gushtit në një restorant në kryeqytet.
Mësohet se dy motrat Antonela dhe Marinela Berisha e kanë goditur 24-vjeçaren me shishe në fytyrë duke i shkaktuar çarje të thella dhe më pas janë larguar nga ambientet e restorantit.

Menjëherë pas ngjarjes Klea Prenga është transportuar nga policia me ambulancë te Spitali i Traumës, ku ka marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Policia ka bërë sekuestrimin e pamjeve filmike në restorantin ku ndodhi ngjarja dhe i është marrë deklarim 24-vjeçares si edhe personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetaset Antonela dhe Marinela Berishaj pasi jane autore të dyshuara për veprën penale të “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

klea prenga (3)

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.

Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

antonela kela prenga

Ngjarja e rëndë

Klea Prenga, ka publikuar në profilin e saj Instagram, disa pamje të rënda të fytyrës së saj të shpërfytyruar, ndërsa pretendon se është sulmuar me gotë në një restorant dhe sipas saj urdhri është dhënë nga ish-banorja e Big Brother Vip, Antonela Berisha dhe motra e saj, Marinela.

Në postimin e saj, ajo shkruan se policia po heton ngjarjen, ndërsa ka publikuar dhe një mesazh që i ka mbërritur në telefon nga një numër me prefiks italian pas sulmit, ku shkruhet se “dhuratën e ke nga Marinela Berisha, jo Antonela Berisha”.

Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore”, shkruan ajo ndër të tjera në reagim.

klea prenga (1)

Ndërsa në fotot e publikuara, Klea Prega shihet që ka marrë dëmtime të rëndë në fytyrë, pasi goditja, sipas saj me gotë, i ka shkaktuar çarje të thella.

Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme”, shkruan ajo.

klea prenga (2)

Reagimi i plotë:

Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme.

Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.

Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë. Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin. Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.

Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore.

Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Do jua çjerr maskën shumë shpejt. Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti.

Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend. Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur.

klea prenga

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts