“Mosbindja civile rezultoi blof”/ Ministri i Brendshëm reagon pasi në protestë u hodh molotov: Shkelën vijën e ligjit, autorët do ta kalojnë natën në kërkim

mosbindja civile rezultoi blof ministri i brendshem reagon pasi ne proteste u hodh molotov shkelen vijen e ligjit autoret do ta kalojne naten ne kerkim
mosbindja civile rezultoi blof ministri i brendshem reagon pasi ne proteste u hodh molotov shkelen vijen e ligjit autoret do ta kalojne naten ne kerkim

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar me tone të forta pas protestës së opozitës, një tubim atipik, pa fjalime por me aktet e një mosbindje civile përgjatë tre orëve në Tiranë. Ai vizitoi 3 efektivët e policisë në spitalin e Traumës, të cilët mbetën të lënduar nga bombat molotov që u hodhën drejt institucioneve.

Hoxha shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se protestuesit e opozitës kaluan vijën e ligjit me akte, sipas tij, të dënueshme dhe se ata tashmë do ta kalojnë natën si persona në kërkim. Ai shton gjithashtu se mosbindja civile e opozitës rezultoi blof, ndërsa paralajmëron se ligji do të godasë në çdo rast që do tentohet të cenohen rendi.

“Orkestruesit e kësaj shfaqjeje jocivile sonte do të flenë në shtëpitë e tyre dhe nuk do ta prishin gjumin, as për të çoroditurit nga bllofi i “mosbindjes civile” që natën do ta kalojnë si persona në kërkim për aktet e tyre të paligjshme. Çdo akt është i dokumentuar dhe çdo autor aktesh antiligjore është tanimë subjekt i organeve ligjzbatuese. I garantoj qytetarët e këtij vendi se bllofi i mosbindjes civile nuk do të prodhojë asgjë tjetër, përveç përgjigjes proporcionale dhe shteruese të ruajtësve të ligjit ndaj shkelësve të ligjit”, shprehet ai.

Reagimi

Ata, të cilët e orkestruan shfaqjen e shëmtuar të mbrëmjes së sotme në rrugët e Tiranës, kanë shkuar tanimë pranë familjeve të tyre.

Ndërsa ata, që fatkeqësisht nuk kthehen dot sonte pranë familjes janë tre efektivë policie, të cilët janë plagosur dhe do të qëndrojnë në spital, për të vetmen arsye se ishin në krye të detyrës.

I falënderova të tre efektivët dhe u urova kthim sa më të shpejtë në shtëpi.

I falënderoj edhe njëherë të gjithë punonjësit e Policisë që u provokuan, goditën dhe madje u lënduan, por treguan profesionalizmin dhe maturinë e një trupe që reagon vetëm proporcionalisht, si një trupë evropiane e një shteti evropian.

Sot ata kishin përballë një turme të çoroditur nga një motivim politik absurd, ku një pjesë individësh kapërcyen vijën e ligjit me akte të dënueshme.

U bllokua deri edhe rruga e autoambulancës, apo u sulmua si kurrë në ndonjë vend demokratik selia e një partie politike kundërshtare (përveç përsëritjeve klasike të sulmeve qorre mbi muret e institucioneve qendrore apo zjarrvënies së pemëve të “qeverisë” që nuk munguan edhe sonte).

Por pavarësisht absurditetit të shfaqjes së sotme të një “mosbindjeje civile”, që fyen inteligjencën e çdo qytetari të këtij vendi, Policia e Shtetit e kreu detyrën konform praktivave më të mira demokratike.

Orkestruesit e kësaj shfaqjeje jocivile sonte do të flenë në shtëpitë e tyre dhe nuk do ta prishin gjumin, as për të çoroditurit nga bllofi i “mosbindjes civile” që natën do ta kalojnë si persona në kërkim për aktet e tyre të paligjshme.

Çdo akt është i dokumentuar dhe çdo autor aktesh antiligjore është tanimë subjekt i organeve ligjzbatuese.

I garantoj qytetarët e këtij vendi se bllofi i mosbindjes civile nuk do të prodhojë asgjë tjetër, përveç përgjigjes proporcionale dhe shteruese të ruajtësve të ligjit ndaj shkelësve të ligjit.

Natën e mirë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →