Ka nisur protesta e thirrur nga opozita në kuadër të Mosbindjes Civile.
Siç duket edhe nga pamjet, pavarësisht kohës me shi, qytetarët përkrahës të opozitës kanë dalë me çadra para kuvendit për të protestuar.
Teksa përkrahësit e opozitës protestojnë jashtë në shi, brenda në Kuvend mbahet seanca maratonë për diskutimet për projekt buxhetin e vitit 2025.
Në protestën e Mosbindjes Civile po marrin pjesë qytetarë dhe pensionistë, të cilët kërkojnë mbështetje reale nga qeveria dhje jo lëmoshë, siç cilësojnë ata bonuset e qeverisë.