Pedagogu i njohur Ergys Mërtiri, ka analizuar politikën e vendit, veçanërisht opozitën dhe aksionin e saj kohëve të fundit.
I ftuar në studion e News24, Mërtiri e cilësoi mosbindjen civile si një spektakël të politikës.
“E gjithë kjo është pjesë e spektaklit. Siç është spektakël mosbindja civile, siç janë spektakël protestat.”, tha ai.
Lidhur me rikthimin e tyre në seancat parlamentare, pedagogu u shpreh se ata nuk duhej të ishin përjashtuar, teksa shtoi se “Këta dolën nga parlamenti për t’i hedhur njerëzve hi syve, për të bërë sikur ‘ne nuk kemi marrëveshje’”.
Sakaq, Mërtiri komentoi se lëvizja e opozitës nuk është mosbindje civile, pasi tha se duhej të kishte pas vetes qytetarët, por partia nuk arrin të përfaqësojë interesat e popullit.
“Në fakt, kur ti bllokon rrugët dhe qytetarët kthehen nga puna të lodhur dhe as ta ngenë fare se nuk ia ndjen kujt se lideri i opozitës është në ballkon, i arrestuar, domëthënë në arrest shtëpie, për shkak se nuk njeh prokurorinë dhe nuk dëshiron të hetohet…
Qytetarët kanë halle të tjera, nuk kanë hallin e Sali Berishës, e të shkosh t’i bllokosh rrugën, sepse ti ke hallin e Sali Berishës, e ti i bllokon rrugën, kujt? Qytetarit!
A i përfaqëson ai problemet e popullit? Se nuk mjafton të bësh sikur i qan hallin popullit, pazaret i bën për hallet e tua.”, u shpreh Mërtiri.
Sipas Mërtirit, opozita që të kishte më shumë mbështetje nga ana e qytetarëve duhej të bëntë reformë brenda vetes, teksa u shpreh “Kjo parti, që të përfaqësojë popullin, duhej pikësëpari të kishte larguar nga vetja personat që populli i ka ndëshkuar me vetëm 1 milion vota, të kishte prodhuar një fytyrë të re, një figurë të re, një politikë të re, një mentaliteti të ri, program të ri, etj, etj., e atëhere po, populli do i shkonte nga pas.”
Ergys Mërtiri:
E gjithë kjo është pjesë e spektaklit. Siç është spektakli aksioni civil, më fal mosbindja civile, siç janë spektakël protestat.
Futja në Parlament, për mua është gjë normale. Për mua ata s’duhej të ishin dalë fare nga Parlamenti. Këta dolën nga parlamenti për t’i hedhur njerëzve hi syve, për të bërë sikur ‘ne nuk kemi marrëveshje’.
Pra, këta bëjnë sikur zihen dhe që të bëjnë sikur zihen, duhet që beteja të ketë sa më shumë tymë e flakë, të ketë tone sa më të ndezura, të krijohet ideja sikur këtu po ndodh gjëma, këtu po ndodhin përplasje të mëdha, këtu ka tym e barut, e…
Në fakt, nuk ka mosbindje civile! Domethënë është thjesht lojë, është thjesht teatër!
E para, kjo nuk mund të jetë mosbindje civile, se mosbindja civile e bën populli, nuk e bën një parti politike.
E dyta, çfarë mosbindje civile? Mosbindje civile nuk është e dhunshme, është mospranim dhe mosnjohja e autoriteteve duke bllokuar, paralizuar jetën institucionale të vendit, duke mos shkuar në punë, duke mos bërë gjërat e përditshme.
E që ta bësh këtë duhet që të kesh të gjithë popullin pas teje. Populli mos të shkojë në punë, mos të zbatojë rregullat, mos ta njohë shtetin. E atëherë shteti paralizohet, e detyrohet të njohë kërkesat e atyre që protestojnë.
Kurse kështu, thjesht ne bllokojmë rrugë, bllokojmë dyer parlamentesh, bllokojmë ku di unë, seanca, s’ është mosbindje civile.
Po ta shohësh nga perspektiva e Ramës, kjo (referuar lëvizjes së opozitës), ja vlejti. Në mënyrë ironike kjo i ka shërbyer vetëm Ramës. Në fakt, kur ti bllokon rrugët dhe qytetarët kthehen nga puna të lodhur dhe as ta ngenë fare se nuk ia ndjen kujt se lideri i opozitës është në ballkon, i arrestuar, domethënë në arrest shtëpie, për shkak se nuk njeh prokurorinë dhe nuk dëshiron të hetohet…
Qytetarët kanë halle të tjera, nuk kanë hallin e Sali Berishës, e të shkosh t’i bllokosh rrugën, sepse ti ke hallin e Sali Berishës, e ti i bllokon rrugën, kujt? Qytetarit!
A i përfaqëson ai problemet e popullit? Se nuk mjafton të bësh sikur i qan hallin popullit, pazaret i bën për hallet e tua.
Kjo parti, që të përfaqësojë popullin, duhej pikësëpari të kishte larguar nga vetja personat që populli i ka ndëshkuar me vetëm 1 milion vota, të kishte prodhuar një fytyrë të re, një figurë të re, një politikë të re, një mentaliteti të ri, program të ri, etj, etj., e atëherë po, populli do i shkonte nga pas.