Mosbindje civile dhe Kuvend i rrethuar me barriera metalike, Elisa Spiropali mbërrin në Parlament!

mosbindje civile dhe kuvend i rrethuar me barriera metalike elisa spiropali mberrin ne parlament
mosbindje civile dhe kuvend i rrethuar me barriera metalike elisa spiropali mberrin ne parlament




































Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka mbërritur në Kuvend rreth 50 minuta para nisjes së seancës në Kuvend, ndërsa opozita ka paralajmëruar mosbindje civile.

Seanca parlamentare do të zhvillohet pa pjesëmarrjen e 24 deputetëve të opozitës, të cilët u përjashtuan pasi tensioneve në Kuvend ku dogjën karriget.

Ndërkohë Garda ka marrë masat duke rrethuar hyrjen e Parlamentit me barriera metalike, ndërsa dy furgona të FNSH dhe një zjarrfikëse ndodhet në ambientet e parlamentit.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 3.10.2024.
  2. Njoftime.
  3. Interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, zonjën Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.
  4. Raporti për veprimtarinë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2023.
  5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”””, i ndryshuar.
  6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit, i ndryshuar.
  7. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i tretë.
  8. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, i ndryshuar, raundi i tretë.
  9. Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e kryetarit të Bordit”.
  10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →