Bota

Moska dhe Kievi drejt paqes? Kremlini përgjigjet pozitivisht ndaj gatishmërisë së Ukrainës për negociata

moska dhe kievi drejt paqes kremlini pergjigjet pozitivisht ndaj gatishmerise se ukraines per negociata
moska dhe kievi drejt paqes kremlini pergjigjet pozitivisht ndaj gatishmerise se ukraines per negociata

Kremlini ka deklaruar se sinjalet e sotme nga Ukraina se është gati për bisedime me Moskën janë në përputhje me qëndrimin rus, por nevojiten më shumë detaje.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha nga Kina se Kievi është gati për bisedime me Rusinë, nëse Moska është e gatshme të jetë e sinqertë në ato negociata.

“Mund të thuhet se mesazhi është në përputhje me qëndrimin tonë, por është e nevojshme të sqarohen detajet”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, raporton Reuters.

“Ju e dini se pala ruse asnjëherë nuk ka refuzuar negociatat, por gjithmonë është shprehur e hapur ndaj procesit të negociatave, por janë të rëndësishme detajet, të cilat ende nuk dihen për ne”, tha Peskov.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts