Bota

Moska paralajmëron SHBA-në për Luftë të Tretë Botërore

moska paralajmeron shba ne per lufte te trete boterore
moska paralajmeron shba ne per lufte te trete boterore

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se Perëndimi po luan me zjarrin duke shqyrtuar mundësinë që Ukrainës t’i lejohet të godasë thellë në Rusi me raketa perëndimore.

Ai ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të martën se Lufta e Tretë Botërore nuk do të kufizohej në Evropë, raporton Reuters.

Ukraina ka nisur sulmet në rajonin perëndimor, Kursku të Rusisë më 6 gusht, duke shënuar sulmin më të madh të huaj ndaj Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Presidenti Vladimir Putin ka thënë se do të ketë një përgjigje të denjë nga Rusia ndaj sulmit.

Lavrov, i cili ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Putinit për më shumë se 20 vjet, ka deklaruar se Perëndimi po kërkon të përshkallëzojë luftën në Ukrainë dhe po “kërkonte telashe” duke marrë në konsideratë kërkesat e Ukrainës për të liruar kufizimet në përdorimin e armëve të furnizuara nga jashtë.

Që nga nisja e luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Putini ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e një lufte shumë më të gjerë që përfshin fuqitë më të mëdha bërthamore në botë, megjithëse ai ka thënë se Rusia nuk dëshiron një konflikt me aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja.

“Tani po konfirmojmë edhe një herë se të luash me zjarrin, dhe ata janë si fëmijët e vegjël që luajnë me shkrepëse, është një gjë shumë e rrezikshme për xhaxhallarët dhe hallat e rritura, të cilëve u janë besuar armët bërthamore në një ose një vend tjetër perëndimor,”, u ka thënë Lavrov gazetarëve në Moskë.

“Amerikanët i lidhin pa mëdyshje bisedat për Luftën e Tretë Botërore si diçka që, Zoti na ruajt, nëse ndodh, do të prekë ekskluzivisht Evropën”, ka shtuar Lavrov.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts