Kosova

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, zv.kryeministri në detyrë Bislimi për DW: Nuk ka krizë qeveritare, bllokada është përgjegjësi e të gjithëve

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar në një intervistë për Deutsche Welle se në Kosovë nuk ka krizë qeveritare, por një pengesë në konstituimin e Kuvendit. Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka nevojë për partnerë të veçantë për ta tejkaluar bllokadën aktuale parlamentare.

“Nuk kemi krizë qeveritare. Qeveria është në detyrë dhe po pret formimin e qeverisë së re, e cila pritet të ketë një përbërje të ngjashme me atë aktualen,” tha Bislimi, duke shtuar se ngërçi është te zgjedhja e kryesuesve të Kuvendit, dhe jo në funksionimin e qeverisë.

Pavarësisht 23 seancave të dështuara për zgjedhjen e kryetares së propozuar nga LVV, Albulena Haxhiu, Bislimi akuzoi partitë opozitare për bllokim të qëllimshëm, duke e cilësuar sjelljen e tyre si pengesë për demokracinë.

I pyetur se me cilët partnerë LVV synon të tejkalojë këtë situatë, Bislimi u shpreh qartë se “Kuvendi ka 120 deputetë dhe duhet të konstituohet nga të gjithë ata. Nuk ka nevojë për partnerë, secili ka pjesën e vet të përgjegjësisë. Të gjithë bashkë e konstituojmë Parlamentin”.

Sipas tij, LVV-ja e ka përmbushur pjesën që i takon me propozimin e kandidaturës, ndërsa tani mbetet që partitë e tjera të marrin pjesë në votim dhe të ndihmojnë në zhbllokimin e procesit.

Bislimi bëri të ditur gjithashtu se LVV ka ofruar disa propozime për zgjidhjen e ngërçit, përfshirë ndryshime në metodën e votimit, të cilat po shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese, por opozita i ka refuzuar ato.

Ai theksoi se hapi i parë për zgjidhjen e krizës është konstituimi i Kuvendit, pas së cilës do të vijojë formimi i qeverisë së re.

The post Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, zv.kryeministri në detyrë Bislimi për DW: Nuk ka krizë qeveritare, bllokada është përgjegjësi e të gjithëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts