Moti i keq, makina përmbyset në rrugë në Prrenjas

moti i keq makina permbyset ne rruge ne prrenjas

Një automjet ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë është përmbysur në afërsi të qytetit të Prrenjasit rreth orës 15:15 të kësaj të diele.

Fatmirësisht automjeti ka dalë jashtë rrugës, me një pjesë të kodrës anash saj në dalje të fshatit  Pishkash, ndërsa në anën tjetër tē rrugës ështē hummerë .

Aksident Prrenjas2
Aksident Prrenjas2

Si rezultat i aksidentit, automjeti ështē shkatërruar pjesërisht , ndërkohë që dëmtimet fizike për drejtuesin e automjetit dhe personave që udhëtonin me të kanë qenë të lehta.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë moti me reshje të dendura, të cilat e kanë vështirësuar qarkullimin në këtë aks të rrugës kombëtare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co