Bota

Moti i keq në SHBA/ Rrufeja godet 7 të rinj, dërgohen në spital

moti i keq ne shba rrufeja godet 7 te rinj dergohen ne spital
moti i keq ne shba rrufeja godet 7 te rinj dergohen ne spital

Shtatë anëtarë të një grupi të rinjsh në Utah u dërguan në spital pasi u goditën nga rrufeja gjatë një ecjeje të enjten, sipas zyrtarëve.

Grupi nga Kisha e Jezusit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga Salina ishte duke ecur në pjesën lindore të kontesë Sevier rreth orës 13:35. kur filloi të bjerë shi dhe një rrufe goditi tokën afër tyre, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Sevier.

Zyrtarët thanë se rreth 50 fëmijë “ndjenë goditjen e rrufesë”, duke bërë që 7 prej tyre të transportoheshin në spital me shqetësime mjekësore për shkak të goditjes elektrike.

Dy nga fëmijët po përjetonin simptoma më serioze dhe u dërguan me avion në Spitalin Primar të Fëmijëve Lehi. 5 të tjerët u dërguan në spitale të tjera, thanë zyrtarët.

Asnjë nga fëmijët e dërguar në spital nuk pritet të ketë lëndime të rrezikshme për jetën. Pjesa tjetër e fëmijëve u iu shtruan kurimeve dhe pas tyre, të gjithë dhe u kthyen në Salinë dhe te prindërit e tyre./nbcchicago.com/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts