Kukësi është përshirë gjatë natës nga moti i keq. Stuhia e shiut shoqëruar me era të forta, i ka lënë vendin borës në lartësinë 650 metra mbi nivelin e detit. Reshjet e borës kanë përfshirë njësitë administrative si Kalisë, Arrën, Surroj, Bushtricë, Gryk-Çajë, Ujmishtë, Topojan, Shishtavec e Borje. Trashësia e borës në këto zona nuk i ka kaluar 10 cm duke mos sjell probleme në qarkullimin e mjeteve apo izolim të fshatrave.
Ndërkohë reshjet e shiut gjatë natës kanë sjell rënie të gurëve në disa segmente rrugore rurale dhe nacionale, si ato Kukës-Bushtricë, Kukës-Çaf Mali apo Kukës-Shishtavec pa shkaktuar bllokim të rrugëve. Sa i takon furnizimit të popullsisë me energji elektrike ka patur probleme të ndërprerjes herë pas here në disa zona malore por edhe në rrethinat e qytetit të Kukësit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co