Bota Sport

Moto GP/ Markez: Treshja e parë është më e shpejtë, por do të provoj

moto gp markez treshja e pare eshte me e shpejte por do te provoj




































Mark Markez, po zhvillon një sezon të mirë me ekipin Dukati Gresini, para se ti bashkohet në kampionatin e ardhëm skuadrës zyrtare. Piloti spanjoll së bashku me Enea Bastianin shihen si dy kundërshtarë tepër të rrezikshëm në garën e Austrisë për dyshen e kreut, Horge Martin dhe Françesko Banjaja.

MARKEZ

“Këtu kam humbur tre herë në xhiron e fundit. Tani do të drejtoj në mënyrën më të mirë të mundshme, por tre pilotët që janë para meje në renditje janë më të shpejtë. Të shikojmë nëse do të jem në gjendje për ta reduktuar distancën. Do të vazhdoj të shtyj dhe të mësoj”, u shpreh Mark Markez në prag Çmimit të Madh të Austrisë në Moto GP.

Ndërsa Enea Bastiani u shpreh kështu për fundjavën në Spilberg: “Do të më pëlqente që të ruaja këtë nivel paraqitjesh. Motori këtu është konkurrues dhe unë jam gati. Kam besim që do të arrij rezultat të mirë”, u shpreh piloti i ekipit zyrtar të Dukatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts