Motorri del nga rruga, humb jetën 64-vjeçari në Fier

motorri del nga rruga humb jeten 64 vjecari ne fier
motorri del nga rruga humb jeten 64 vjecari ne fier

Një 64-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti pasditen e kësaj të shtune.

Ngjarja është regjistruar në aksin Fier-Pishporo, teksa 64-vjeçari po udhëtonte me motor.

Dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të motorit i cili ka dalë nga rruga, për pasojë 64-vjeçari ka ndërruar jetë.

Teksa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të detajeve.

Trupi i pajetë i 64- vjecarit Llambi Doko, i cili u plagos për vdekje pasi motomjeti pa targa me të cilin udhëtonte ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ende ndodhet në vendngjarje. Tashmë kanë mbërritur dhe familjarët të cilët janë të shokuar nga aksidenti vdekjeprurës.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D..

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →