Lifestyle

Motra e Lotinës flet për lidhjen e saj dhe Mozzik: Jemi të lumtur, e mbështesim për çdo zgjedhje

motra e lotines flet per lidhjen e saj dhe mozzik jemi te lumtur e mbeshtesim per cdo zgjedhje
motra e lotines flet per lidhjen e saj dhe mozzik jemi te lumtur e mbeshtesim per cdo zgjedhje

TIRANE

Lidhja e Mozzik dhe Lotina Hazirit ka qenë kryefjalë e mediave javët e fundit. Vetë çifti nuk ka folur publikisht, por për një gjë jemi të sigurt – familja e Lotinës është shumë e lumtur me zgjedhjen e saj.

Babai i saj, politikani nga Kosova, Lutfi Haziri, ka folur hapur në disa intervista të fundit duke treguar se e ka takuar Mozzik dhe ka shprehur simpatinë për të.

Tani është radha e motrës së Lotinës, Këngës, për të shprehur mendimin e saj. E ftuar në emisionin ‘SOL’, Kënga është pyetur për lidhjen e motrës me Mozzik.

“Ekskluziviteti i kësaj i takon Lotinës. Ne thjesht jemi të lumtur që Lotina është e lumtur. Për çdo zgjedhje të asaj ne jemi mbrapa. E suportojmë përderisa ajo është e lumtur,” tha Kënga.

Ajo u pyet gjithashtu se si u duket Mozzik si dhëndër, por preferoi të lërë njëherë motrën e saj të flasë për këtë.

“Për këtë do të flasë e para Lotina, pastaj do të flasim të gjitha. Po ia lemë Lotinës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts