Fenerbahce po mendon për merkaton. Pasi zyrtarizuan në stol Jose Mourinhon, vëmendja është e fokusuar te afrimet.
Trajneri portugez Mourinho, ka kërkuar në skuadër Luka Jovic. Jovic, u aktivizua së fundmi tek Milani, me sulmuesin që realizoi 6 gola dhe dhuroi një asist, në 23 ndeshje të luajtura. 26-vjeçari ka një stil loje, që i përshtatet në maksimum asaj që kërkon “Special One”.
Turqia mbetet një destinacion interesant për Jovic, i cili mund të kërkojë të nisë një aventurë të re. Futbollisti serb ka luajtur në La Liga për Real Madrid, në Gjermani për Frankfurt dhe në Itali për Fiorentinën.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co