Bota Sport

Moviola e Itali-Shqipëri/ Dyshime për golin e Barelës, Zvajer jo në lartësinë e duhur (VIDEO)

moviola e itali shqiperi dyshime per golin e bareles zvajer jo ne lartesine e duhur video

































Gjermani Feliks Zvajer, i cili gjykoi ndeshjen Itali-Shqipëri, nuk ishte aspak dashamirës ndaj kuqezinjve.

bajrami-donaruma1

Janë disa episode të kësaj ndeshjeje, ku ai vendosi në favor të Italisë, por më i diskutuari është ai i golit të Barelës, që vendosi fatin e sfidës. Ka dyshime për një faull të Dimarkos ndaj Asanit edhe sipas shtypit sportiv italian.

16’ Barela shënon golin e fitores për Italinë, duke gjuajtur bukur në hyrje të zonës. Por ka dyshime për një faull të mundshëm të Dimarkos ndaj Asanit para se topi të shkojë te Barela. Kryesori Zvajer pret kontrollin e VAR-it, që i jep të drejtë gjyqtarit gjerman, por dyshimet mbeten, sepse në asnjë rast nuk janë servirur pamjet të qarta të atij momenti, ku kontakti nuk mungon. Më pas, në topin e gjuajtur nga Barela, Dimarko nuk influencon në trajektore për të “bezdisur” Strakoshën. (VIDEO)

24’ Karton i verdhë i drejtë për Pelegrinin, i cili ndal në mënyrë të parregullt Brojën, që po nisej në kundërsulm.

34’ Kieza rrëzohet në zonë, por nuk ka asgjë sipas gjermanit Zvajer dhe VAR-i nuk ndërhyn.

51’ Kalafiori, pa u interesuar për topin, ndal Brojën që e më pas e godet në fytyrë. I verdhë për të dy lojtarët, për sulmuesin shqiptar me 2 minuta vonesë. (VIDEO)

76’ Bastoni i ndërhyn nga pas Brojës në shpinë. Rrezikon shumë të verdhën, ashtu si dhe në rastin e dyluftimit në minutat e fundit me Manajn, ku rrezikon të shkaktojë penallti, pasi e mban nga fanella sulmuesin shqiptar.

90’ Manaj merr një top të saktë nga Asllani, e ul bukur me gjoks dhe gjuan. Donaruma e devijon me trup, por Zvajer u mohon kornen kuqezinjve. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts