Ish-drejtori i Juventusit, Luçiano Moxhi, i pyetur nga “TuttoJuve.com”, ka komentuar humbjen poshtëruese të skuadrës së Tiago Motës kundër Atalantës, por duke dhënë opinionin e tij se çfarë do të bënte në një situatë të tillë.
Sipas tij, nuk është momenti i duhur për t’u shkarkuar, sepse ai moment ka qenë pak kohë më parë e duhet të vinte pikërisht pas eliminimit të turpshëm nga Liga e Kampioneve kundër PSV-së, që më pas u eliminua nga Arsenali me 7 gola diferencë. Si do të vepronit në këtë rast po të ishit ju drejtues? Nuk do të veproja, sepse nuk e njoh dinamikën e brendshme.
Kur dëgjoj trajnerin që thotë se duhet riorganizuar dhoma e zhveshjes, do ta pyesja kush e ka shkatërruar atë. Kjo është e gjitha. A duhet të shkarkohet tani Tiago Mota? Tani për tani, Mota nuk është për t’u shkarkuar. Atë mund ta largonin pas humbjes në Eindhoven në Ligën e Kampionëve. PSV pësoi 7 gola në shtëpi nga Arsenali, ndërsa ne u eliminuam nga Championsi prej tyre.
Kjo tregon më së miri forcën e Juventusit. Ka edhe disa pasaktësi në nivelin e komunikimit. Po të shohësh, Lokateli deklaron se kanë gabuar gjithçka pas ndeshjes së Champions-it, pastaj vjen trajneri dhe thotë se do ta bënte gjithçka sërish. Atje do ta kisha dërguar në shtëpi të bënte çfarë të donte.
PANORAMASPORT.AL
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co