Muhamet Rrumbullaku largohet nga Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Sokol Bizhga merr detyrën deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri

muhamet rrumbullaku largohet nga drejtor i pergjithshem i policise se shtetit sokol bizhga merr detyren deri ne zgjedhjen e drejtuesit te ri
muhamet rrumbullaku largohet nga drejtor i pergjithshem i policise se shtetit sokol bizhga merr detyren deri ne zgjedhjen e drejtuesit te ri

Pas dy vitesh në udhëheqje të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është larguar nga detyra.

Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se Rrumbullaku ka deleguar kompetencat te Sokol Bizhga, aktualisht zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Bizhga do të ushtrojë funksionet e kryepolicit deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Ministria e Brendshme hapi garën këtë të enjte për pasuesin e Rrumbullakut.

Në ndërlidhje me këtë zhvillim, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do të thërrasë nesër në orën 10:00 një mbledhje të rëndësishme.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe drejtuesit e departamenteve të ndryshme

Pritet që diskutimet e mbledhjes do të përqendrohen në procedurat për emërimin e kreut të ri të Policisë së Shtetit dhe në planifikimin e hapave të ardhshëm për këtë proces.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →