Mesfushori me tipare sulmuese, Anis Mehmeti po luan sezonin e dytë te Bristol City. Në 32 ndeshje në Championship, futbollisti shqiptar ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 1 asist.
Mehmeti pëlqehet shumë nga trajneri Liam Manningm, me teknikun anglez që i ka dhënë mjaft minuta. Klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e ka futur lojtarin si një alternativë për futbollistin më të mirë të muajit mars.
Mehmeti po vëzhgohet nga trajneri Sylvinho dhe ekzsiton mundësia që 23-vjeçari të jetë mes të grumbulluarve për Europianin e verës, në një premierë ku Shqipëria synon që të tregojë një fytyrë pozitive. Ai ka veshur edhe më parë fanellën e Kombëtares, por nuk ishte pjesë e grupit për miqësoret e marsit ndaj Kilit dhe Suedisë.
Voting is now live for March’s Player of the Month award! 🗳️
— Bristol City FC (@BristolCity) April 3, 2024
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co