Trajneri i njohur, Mirel Josa në “Euro 24” në News 24 preku temën e rinovimit të mundshëm të Sylvinhos, trajnerit të Shqipërisë. Josa dha mendimin e tij edhe për Gjeorgjinë dhe kualifikimin historik.
“Rinovimi i Sylvinhos- Nuk është e vështirë gjetja e një trajneri të ri. Mund ta ketë gjetur zëvendësuesin që tani, mund të kenë filluar hyrjet dhe daljet. Sylvinhon e ka bërë trajner Shqipëria, e ka bërë edhe puna e tij. Kjo që thuhet që lojtarët janë të lidhur ose nuk janë të lidhur me trajnerin, nuk ka lidhje, Federata vendos për trajnerin. Do iki Sylvinho, do vijë një Sylvinho tjetër. Rinovimi të ishte zgjidhur më herët
[embedded content]
“Gjeorgjia? Nëse je skuadër e mirë, nuk numëron lojtarët që ka të mirë. Janë skuadër e organizuar. Rivali më i fortë ishte Portugalia, por edhe Turqia” – tha ai.
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co