“Mund të jetë porositur nga Dubai”- Gazetari jep detaje për masakrën me tre viktima: Autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë

mund te jete porositur nga dubai gazetari jep detaje per masakren me tre viktima autoret dyshohet se jane vrases me pagese



































Gazetari Igli Çelmeta thotë se ‘atentati me tre të vrarë në Memaliaj mund të jetë porositur nga Dubai’.

igli celmeta

I ftuar në studion e News24, ai u shpreh se ‘dyshohet se atentati është kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa’.

Seria e krimeve nisi kur u ekzekutua me tritol të vendosur në automjet Aleksandër Sadikaj, i afërm me fisin Kalemi. Pas ngjarjes së rëndë, u vijua me një seri krimesh dhe atentatesh, mes të cilave mbeti i vrarë edhe Edmond Papa, që dyshohej si porositës i vrasjes së Sadikajt.

Gazetari Çelmeta tha se lidhur me atentatin e ndodhur në Memaliaj policia ka mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë, ndërsa në të shfaqet automjeti tip BMW me ngjyrë të zezë, që u gjet disa orë më pas duke u djegur në zonën e Mallakastrës.

Çelmeta tha se autorët kanë vepruar në mënyrë të shpejtë, ndërsa kanë dalë lirisht nga territori i Memaliajt, ndoshta edhe për faktin se në një qytet të vogël, ku nuk kanë ndodhur ngjarje të rënda, ka një numër të kufizuar punonjësish të policisë.

Viktima të atentatit të djeshëm kanë mbetur Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Gledio Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Kalemi, vëllai i Shyqyriut, dhe xhaxhai i Tiku Kalemit.

Dy viktimat Marsel Çela dhe Gledio Muka janë përkatësisht klienti dhe kaamarieri, në lokalin ku u qëllua me breshëri armësh.

Viktima Shyqyri Kalemi ishte ulur në një tavolinë me vëllain e tij, Artur Kalemi, kur është qëlluar me breshëri. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën edhe dy personat e tjerë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →