PSG po kërkon një yll të ri që mund të zërë vendin e Mbappe. Nasser al-Khelaifi është gati të “plaçkisë” Barcelonën edhe një herë, si në rastin e Neymar, kur e mori brazilianin për 222 milionë euro më 2017.
Kësaj here synon yllin e ri në rritje të futbollit botëror, Lamine Yamal. Oferta tashmë dihet, një shifër tronditëse. Sipas “Marca”, klubi parizien do të ishte gati të shpenzonte 200 milionë euro për djaloshin, që është vetëm 16 vjeç. Adoleshenti i dalë nga “La Masia” do të bëhej kështu transferimi i dytë më i rëndësishëm në historinë e futbollit.
Barcelona tashmë e di interesin e klubit transalpin për xhevahirin e saj, ashtu si paratë që do të ishte gati të paguante. Kjo ishte një nga arsyet pse Jorge Mendes shkoi në Katalonjë ditët e fundit. Agjenti ka informuar presidentin Laporta për ofertën, i cili u përgjigj me një “jo” të vendosur, pavarësisht se një transferim kaq i rëndësishëm do t’i jepte frymëmarrje arkës së klubit blaugrana për merkaton e verës.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co