Ministria turke e Mbrojtjes ka nisur një breshëri videosh provokuese në prag të 50-vjetorit të pushtimit të Qipros. “Mos më thërrisni me kaq zemër, mund të vij papritur një natë…”, është teksti i këngës që nis një nga postimet e ministrisë, e cila me tone festive nxjerr në pah forcat e armatosura turke.
Videoja tregon një armatë që kryen një operacion duke iu afruar një bregu, ndërsa në mbyllje është futur një pikturë e Muhamedit II Pushtuesi që hyn në Kostandinopojë. “Në 50-vjetorin e Operacionit “Paqja e Gëzuar” nderojmë me mirënjohje dhe respekt dëshmorët dhe veteranët heroikë të ushtrisë sonë heroike që i dhanë fund shtypjes që përjetuan mërgimtarët tanë turq në Qipro. Nesër presim të gjithë vëllezërit tanë qipriotë në paradën e cila do të zhvillohet me pjesëmarrjen e 50 anijeve”, thuhet në njoftim.
Pak më herët Ministria e Mbrojtjes së Turqisë publikoi një tjetër video, ku ndër të tjera shfaqen pamje nga pushtimi turk në vitin 1974 si dhe pamje aktuale të ushtrisë. “Gëzuar 50 vjetorin e Operacionit “Gëzuar Paqe”, ku Forcat tona të Armatosura Heroike Turke sollën paqen dhe sigurinë në Qipro. Ne i nderojmë dëshmorët dhe veteranët tanë me mëshirë, mirënjohje dhe respekt dhe ndjejmë gjithmonë dhimbjen e bashkatdhetarëve tanë që u vranë brutalisht nga organizata terroriste greke”, thuhet në njoftim.
Bu kadar yürekten çağırma beni,
Bir gece ansızın gelebilirim… 🇹🇷Mutlu Barış Harekâtı’nın 50’nci yılında, Kıbrıs’taki Türk soydaşlarımızın yaşadığı zulme son veren kahraman ordumuzun kahraman şehit ve gazilerini rahmet, minnet ve saygıyla anıyoruz.
Yarın 50 gemiyle… pic.twitter.com/8Uj3bmamEi
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) July 19, 2024
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co