Një sasi e madhe fentanili, që mund të vriste një të katërtën e popullsisë së Kalifornisë, është sekuestruar nga autoritetet vendase.
Sasia e madhe mësohet se zbulua në tetor gjatë një kontrolli në Interstate 5, ku një qen policie zbuloi drogë dhe prej andej hetimet çuan në sekuestrimin 330 mijë pilulave.
Oficerët zbuluan dy çanta dhe një qese të mbushur me pilula të falsifikuara oksikodon, ose M30. Shoferi, i cili ishte regjistruar në Uashington, u arrestua dhe dërgua burgun e qarkut Yolo, shkruan The Guadian.
Sipas hetuesve, duhen vetëm disa miligramë fentanil për të qenë një dozë vdekjeprurëse. Pilulat e sekuestruara mund të krijojnë 10-15 milionë doza vdekjeprurëse, një sasi që mund të vrasë një të katërtën e popullsisë së Kalifornisë.
Në një tjetër operacion në javët e fundit, oficerët në Kaliforni konfiskuan 1.7 milionë dollarë fentanil dhe arrestuan tre persoan.