Shqiperia

Mungesa e kreut të SHISH në mbledhjen e TIMS, Qefalia i kthehet Salianjit: Tjetër qëndrim kur jeni pa mediat. Demokrati: S’është me qejf!

mungesa e kreut te shish ne mbledhjen e tims qefalia i kthehet salianjit tjeter qendrim kur jeni pa mediat demokrati seshte me qejf
mungesa e kreut te shish ne mbledhjen e tims qefalia i kthehet salianjit tjeter qendrim kur jeni pa mediat demokrati seshte me qejf

Me replika po vijon mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS. Gjatë fjalës së tij, socialisti Xhemal Qefalia iu kundërpërgjigj ironive të kryetarit, Ervin Salianji.

REPLIKAT
Xhemal Qefalia:
Mos përmendni fjalë të tjera, Beograd apo Sofja. Sa i përket gjërave që mundoheni sa herë që keni të drejtën dhe mundësinë për të folur hapur me mediat, thoni gjërat e ‘llahtarshme’. Por kur dëgjoni dëshmitarët, nuk thoni ashtu. Unë shpresoj që në fund të punimeve të këtij komisioni, të bëjmë një gjë të mirë dhe të ofrojmë zgjidhje ligjore. Është e vërtetë që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dhe 3 anëtarë të tjerë zëvendësueses dhe ju duhet t’i kishit bërë publike.

Salianji: Këtu nuk është me qejf zoti Qefalia, por është me detyrim që të japë dëshminë si dëshmitare. Është e pajustifikueshme të thuash; nuk vij se kam një punë. Institucionet e kësaj Republike i ka kthyer në hiçgjë. Pse ça është SHISH? Është institucion privat. Janë favorizuar persona të paautorizuar nga policia, janë fshehur të dhëna.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts