Gavi do të japë kontributin e tij për Spanjën në finalen e Euro 2024 kundër Anglisë. Natyrisht, jo në fushë, por në tribuna. Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, në fakt mesfushori i lindur në vitin 2004 do të jetë i pranishëm në Gjermani për të ndjekur nga afër finalen e Europianit, në Berlin.
Nëntorin e kaluar, në fakt, në ndeshjen kundër Gjeorgjisë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian, Gavi pësoi një këputje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë, ccka bëri që ai të mungojnë në listën e të grumbulluarve.
Gavi vazhdon rikuperimin dhe të dielën mbrëma do të jetë një tifoz special në “Olympiastadion”. Nëse prezenca e tij në tribuna do t’i sjellë fat iberikëve, mbetet të shihet.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co