Murali i ri në Londër që befasoi qytetarët, mendohet se është vepër e…

murali i ri ne londer qe befasoi qytetaret mendohet se eshte veper e
murali i ri ne londer qe befasoi qytetaret mendohet se eshte veper e

Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në formë druri në trupin e një ndërtese, dhe besohet se është puna e artistit të rrugëve Banksyt.

Arti i krijuar në ndërtesën e banimit në rrugën Hornsey, e ka marrë vëmendjen e fqinjëve dhe kalimtarëve. Banorët u kanë thënë agjencive të lajmeve se janë “krenarë dhe të lumtur” nëse artisti anonim e ka përzgjedhur atë rrugë për muralin e ri.

Wanja Sellers, banore e lagjes, e cila jeton disa rrugë afër muralit, ka thënë se “ne jemi shumë të lumtur që Bansky e ka zgjedhur rrugën tonë për artin e tij”. “Ngjyrat e ndezura të gjelbërta përfaqësojnë Islingtonin, i cili është i lezetshëm, dhe natyrisht, Ditën e Shën Patrikut, e cila është e mirë dhe festive”.

“Përzgjedhja e ngjyrave të lagjes sonë e bën të duket si mesazh personal për banorët. Jemi shumë krenarë”. Ngjyra e gjelbër e ndezur është përhapur në ndërtesë, në formë druri, duke krijuar përshtypjen e një gjetheje.

Në të shihet edhe një person që mban një zorrrë presioni në dorë. Bansky zakonisht e konfirmon punën e tij përmes llogarisë në Instagram dhe faqes që ka. Puna e tij e fundit është konfirmuar në dhjetor të vitit të kaluar, kur i ka pikturuar disa dronë ushtarakë në Pekham, në jug të Londrës. Puna e tij është vandalizuar më vonë prej dy burrave, të cilët janë arrestuar nën ndryshim për dëm kriminal.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →