Murataj lë Partizanin, pothuajse i kryer transferimi i tij në Vlorë

murataj le partizanin pothuajse i kryer transferimi i tij ne vlore
murataj le partizanin pothuajse i kryer transferimi i tij ne vlore

Valentino Murataj nuk është më lojtar i Partizanit, teksa është kthyer në një nga lojtarët më të diskutuar në ditët e fundit. Kjo e gjitha për shkak të disa lajmeve që qarkullojnë në vend se ishte i varuar nga bastet dhe akooli. Ndonëse mungon ende zyrtarizimi i largimit të tij nga të kuqtë, kapiteni nuk ka ndërmend të humbë kohë dhe ka gjetur ekipin e ri.

Tekniku Orges Shehi u shpreh se nuk është në dijeni se mesfushori Murataj është larguar nga ekipi i Partizanit, ai theksoi se Murataj nuk është i gatshëm për sfidën e kthimit ndaj Iberia 1999, për faktin se është i dëmtuar dhe jo se është shitur.

Megjithatë duket se transferimi i Muratajt është kryer, me mesfushorin që do të vihet nën urdhrat e Andrea Agostinelit për sezonin e ri, ku synimi kryesorë do të jetë rikthimi i Flamurtarit në Superiore. Në të kaluarën fieraku ka luajtur edhe me Bylisin dhe Dinamon. Tashmë nis një aventurë të re në Vlorë me Flamurtarin dhe zyrtarizimi i tij në qytetin bregdetar mbetet çështje ditësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →