Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC) do të kërkojë që të ndëshkohet Elon Musk pasi nuk u paraqit të dëshmojë në një hetim lidhur me blerjen e Twitter-it, tani të quajtur X.
Më herët këtë vit, një gjykatës federal urdhëroi miliarderin të dëshmonte si pjesë e hetimit të SEC-së për blerjen e platformës X prej 44 miliardë dollarësh.
Agjencia po heton nëse Musk ka ndjekur ligjin kur ka deklaruar blerjet e aksioneve të Twitter-it dhe nëse deklaratat e tij në lidhje me marrëveshjen kanë qenë ligjore.
Pas disa diskutimeve fillestare për caktimin e orarit, palët kishin rënë dakord që Musk të dëshmonte më 10 shtator ndërsa avokatët e SEC udhëtuan për në Los Angelos për të marrë dëshminë e miliarderit, sipas kërkesës gjyqësore të së premtes. Por, tre orë para se dëshmia të fillonte, avokati i Muskut informoi SEC-un se klienti i tij, i cili gjithashtu drejton SpaceX, duhej të udhëtonte urgjentisht në Bregun Lindor për nisjen e misionit Polaris Dawn dhe nuk do të ishte në gjendje të merrte pjesë në dëshmi, thuhet në kërkesë.
SEC pretendon se Musk ka shkelur një urdhër gjyqësor, i cili thotë se i dyshuari duhet të “kërkojë ‘pëlqimin me shkrim të SEC ose urdhër të Gjykatës’ për të ndryshuar datën e dëshmisë së tij”, gjë që ai nuk e bëri përpara se të dështonte të paraqitej më 10 shtator, shkruan cnn.
Musk edhe më parë është përpjekur që të ikë prej marrjes në pyetje, duke thënë se ai tashmë e ka bërë një gjë të tillë në të kaluarën.
SEC kërkoi nga gjykata që të vendosë “masa të kushtëzuara të rëndësishme” nëse Musk nuk paraqitet në datën e re të dëshmisë në muajin tetor. SEC gjithashtu tha se ka ndërmend të paraqesë një kërkesë për ndëshkimin e Muskut.
Në një përgjigje, avokatët e Musk argumentuan se “ndërhyrja e Gjykatës nuk është e nevojshme, pasi palët tashmë kanë rënë dakord për një datë të re dëshmie.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co