Myslimanët në Amerikë kritikojnë politikat e qeverisë Biden rreth Gazës

myslimanet ne amerike kritikojne politikat e qeverise biden rreth gazes
myslimanet ne amerike kritikojne politikat e qeverise biden rreth gazes

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Organizatave të Myslimanëve të Amerikës deklaroi: “Shumë prej myslimanëve të këtij vendi janë të zhgënjyer me politikën e presidentit të Amerikës ndaj luftës së Gazës.”

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA njoftoi se Oussama Jammal, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Organizatave Myslimane të Amerikës, duke deklaruar se myslimanët e Amerikës kanë luajtur rol kyç në fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, tha: “Biden, duke gënjyer, ka pretenduar se është paraqitur propozimi i fundit për armëpushim nga ana e Izraelit, ndërkohë që Benjamin Netanyahu në asnjë mënyrë nuk dëshiron vendosjen e armëpushimit.”

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Organizatave Myslimane të Amerikës në vijim tha: “Komuniteti Mysliman i Amerikës thellësisht është i pakënaqur me mbështetjen ushtarake, financiare dhe politike të qeverisë Biden ndaj Izraelit.

Mungesa e progresit të dukshëm në çështje të tilla si të drejtat civile, reformat e emigracionit dhe lufta ndaj Islamofobosë, janë ndër shkaqet kryesore të zhgënjimit të myslimanëve të Amerikës nga qeveria Biden.”

Regjimi gjenocidal i Izraelit që nga 7 tetori i vitit 2023, me mbështetjen e gjithanshme të Amerikës dhe të disa shteteve perëndimore ka kryer vrasje dhe masakra të gjera në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor kundër popullit të pambrojtur të Palestinës.

Këto krime lufte po kryhen nga forcat pushtuese izraelite nën heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →