Naomi Campbell i është përgjigjur thashethemeve se ka një grindje me Rihannën, pas një video nga Java e Modës në Nju Jork, që u shfaq në internet, ku tregoheshin dy femrat që nuk flisnin, pas thashethemeve se ka pasur një grindje mes tyre.
Në veçanti, Rihanna shihet teksa kalon pranë modeles, e më pas nuk ka tentuar as ta përshëndesë.
Duke folur për New York Times, Naomi Campbell shpjegoi megjithatë se asgjë nuk ka ndodhur mes tyre, ndërsa theksoi se nuk do të lejojë që shtypi të shkruajë gënjeshtra.
Naomi Campbell is putting rumors of a feud with Rihanna to rest. https://t.co/pTSYq59Nk6
— Us Weekly (@usweekly) October 1, 2024
“Unë nuk do ta lejoj botën të vendosë dy gra me ngjyrë që luftojnë njëra-tjetrën,” tha ajo. Në mbyllje modelja shtoi: “Jemi dy gra me fëmijë, nëna”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co