Sport

Napoli ndalet atëherë kur nuk pritej, zona Champions bëhet më e vështirë (VIDEO)

napoli ndalet atehere kur nuk pritej zona champions behet me e veshtire video
napoli ndalet atehere kur nuk pritej zona champions behet me e veshtire video

Pas dy fitoreve radhazi në kampionat, Napoli është ndalur 1-1 në shtëpi ndaj Torinos, duke lënë dy pikë me shumë vlerë në luftën për zonën Champions sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht dominimit të vendasve, pjesa e parë përfundoi pa gola, me sulmuesit e kaltër që ishin edhe disi nervozë para portës kundërshtare. Pjesa e dytë pati tablo tjetër, ku u shënuan edhe golat.

Në minutën e 61-të ndizet stadiumi “Diego Maradona” pas golit të Kvicha Kvaratskhelias. I dhjeti gol sezonal në Serie A për gjeorgjianin e Napolit. Por ky avantazh nuk zgjati as 3 minuta. Ekzekutim i bukur me roveshatë nga Antonio Sanabria dhe Torino barazoi rezultatin.

Napoli kërkoi golin e fitores deri në fund, por nuk e arriti dot. Për pasojë, të kaltrit mbesin në vendin e shtatë, 7 pikë larg vendit të katërt, ndërsa Torino në mesin e renditjes e sigurtë për mbijetesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts