Eksperienca e dytë e Walter Mazzarrit si trajner i Napolit ka zgjatur 17 ndeshje. Klubi napoletan ka vendosur të largojë teknikun, edhe pse zyrtarizimi nuk ka mbërritur ende. Ka qenë Presidenti De Laurentiis që e ka parë të arsyeshme të bëjë këtë ndryshim, për shkak të rezultateve jo të mira.
Kampionët e Italisë renditen në vendin e nëntë me 36 pikë, shumë pak në krahasim me objektivat e vendosur në fillim të sezonit. Fillimisht u largua Spalleti për të marrë drejtimin e Italisë, më pas erdhi Rudi Garcia-s, por ky i fundit pati vetëm fatin e Mazzarrit.
Napoli synon që të shpëtojë sezonin, teksa përveç përmirësimit të renditjes në kampionat, vëmendja është edhe nga Champions League, ku përballë do jetë Barcelona.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co