Natë “terrori” për të riun në Itali, dy shqiptarët tentuan t’i grabisnin apartamentin, u kapën mat nga policia

nate terrori per te riun ne itali dy shqiptaret tentuan ti grabisnin apartamentin u kapen mat nga policia





































Dy shqiptarë janë arrestuar gjatë natës në zonën e Via Mantovës në Itali, pasi tentuan të grabisnin apartamentin e një të riu italian.

Screenshot_1

Mesa duket grabitësit shqiptarë nuk kishin menduar se i riu Italian ishte në banesë në momentin që ata tentuan të shkatërronin dritaren për të hyrë në apartamentin që ndodhej në katin e parë të pallatit.

Mediat në Itali bëjnë me dije, se pasi i riu vuri re prezencën e dy hajdutëve që po tentonin të hapnin dritare thirri menjëherë policinë, e cila arriti në kohë rekord në vendngjarje, duke bërë të mundur arrestimin e dy shqiptarëve.

Mësohet se dy shqiptarët tentuan të arratiseshin , duke u ngjitur në tarracën e pallatit.

Por arratia e tyre nuk zgjati për shumë kohë, pasi fqinjët u angazhuan dhe ndihmuan policinë në kapjen e dy shqiptarëve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →