Bota

Natë tmerri për çiftin holandez në Greqi, dy shtetas nga Sudani tentuan të p*rdhunonin 19-vjeçaren në sy të të dashurit të saj

nate tmerri per ciftin holandez ne greqi dy shtetas nga sudani tentuan te prdhunonin 19 vjecaren ne sy te te dashurit te saj





































Një çift turistësh holandezë kanë përjetuar momente makthi në Kretë, Greqi pasi dy burra nga  Sudani tentuan të përdhunonin 19-vjeçaren në sy të të dashurit të saj.

Greqi

Ky i fundit është përpjekur ta mbronte, por është sulmuar nga sudanezët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të së premtes në zonën e Harsonissos, teksa  çifti ishte duke qëndruar në një breg shkëmbor për pak qetësi, kur shtetasit nga Sudani, të cilët ishin fshehur, i kanë sulmuar.

Njëri tentoi të përdhunonte 19-vjeçaren, ndërsa tjetri i shikonte.

Edhe pse çifti holandez kishin konsumuar alkool, unë arritën t’i kundërviheshin agresorëve, me të dashurin e 19-vjeçares që bërtiste për ndihmë, duke bërë që dy sudanezët të largoheshin.

Çifti i tronditur ikën në Departamentin Portual të Hersonissos dhe përshkruan incidentin. Autoritetet portuale kanë lokalizuar autorët në zonë dhe i kanë arrestuar.

Sot ata pritet të dalin para drejtësisë për akuzën e tentativës për përdhunim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts