NATO drejt përfshirjes në konflikt? Polonia paralajmëron se do të rrëzojë raketat ruse

nato drejt perfshirjes ne konflikt polonia paralajmeron se do te rrezoje raketat ruse
nato drejt perfshirjes ne konflikt polonia paralajmeron se do te rrezoje raketat ruse

Polonia dhe vendet e tjera në kufi me Ukrainën, janë të detyruara të rrëzojnë raketat ruse para se të hyjnë në hapësirën e tyre ajrore, u shpreh ministri i Jashtëm polak Radosław Sikorski në një intervistë me Financial Times.

Sikorski shpjegoi se Polonia është e detyruar të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj, pavarësisht shqetësimeve se interceptimi i raketave mbi territorin ukrainas mund ta tërheqë NATO-n në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Anëtarësimi në NATO nuk tejkalon përgjegjësinë e çdo vendi për mbrojtjen e hapësirës së tij ajrore – është detyra jonë kushtetuese. Unë personalisht jam i mendimit se, kur raketat armiqësore janë në rrugën e hyrjes në hapësirën tonë ajrore, do të ishte legjitime vetëmbrojtja [për t’i goditur ato] sepse sapo të kalojnë në hapësirën tonë ajrore, rreziku i mbeturinave që të lëndojnë dikë është i madh”, tha ministri polak.

Shumica e njerëzve në Poloni besojnë se ushtria polake duhet të rrëzojë objektet që fluturojnë mbi territorin polak gjatë sulmeve ruse në Ukrainë, edhe nëse nuk janë të sigurt se çfarë objektesh janë.

Pas një sulmi në shkallë të gjerë rus në Ukrainë në mëngjesin e 26 gushtit, Polonia raportoi se hapësira e saj ajrore ishte shkelur nga një “objekt ajror”, me gjasë një dron kamikaz.

Gjenerali Maciej Klisz, Komandanti i Komandës Operacionale të Forcave të Armatosura të Polonisë, deklaroi se, duke gjykuar nga trajektorja, shpejtësia dhe lartësia e tij, objekti definitivisht nuk ishte një raketë dhe ka shumë të ngjarë të ishte një dron.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →