Planet e NATO-s për të koordinuar furnizimet me armë në Kiev tregojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të aleancës në konflikt, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova duke folur mbi luftën në Ukrainë.
“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë diçka të rëndësishme. Ai e bëri të qartë se tani jo vetëm çështjet e sigurimit të ndihmës ushtarake të Kievit do të shqyrtohen brenda kornizës Ramstein, por edhe në takimet e Këshillit NATO-Ukrainë,” tha ajo.
“Me fjalë të tjera, mes problemeve me furnizimin e saj nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, aleanca është në fakt e vendosur të marrë rolin e koordinimit të furnizimeve me armë për regjimin e Zelenskyt. Duket se NATO është shumë e hapur për përfshirjen e drejtpërdrejtë në konflikt”, paralajmëroi ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co