Boston nuk u jep asnjë mundësi skuadrave që e ndjekin, duke qenë gjithnjë lider në Konferencën e Lindjes, teksa fitoi bindëshëm 143-110 në fushën e Miami Heat.
Një ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dallua Tatum me 26 pikë, ndërkohë që 7 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë. Boston shkon në 35 fitore, ekipi me më shumë fitore në këtë sezon, 4 më shumë se vendi i dytë.
Në Perëndim, rimerr kreun e renditjes Minnesota, duke mundur jashtë fushe 96-94 Brooklyn Nets. Sfidë ku u dallua Toëns me 27 pikë. Fitorja e dytë rresht e Minnesota-s, e cila ka një ndeshje më shumë se ndjekësi Oklahoma.
Bie skuadra kampione e Denver, që u mund thellë 122-84 nga New York Knicks, me Nuggets që humbasin kështu mundësinë për t’u afruar me kreun. Vijon sezoni me oshilacione i Los Angeles Lakers, që rikthehet shpejt te fitorja, por mbetet në vendin e nëntë.
Ekipi kalifornian mundi 141-132 Chicago Bulls, në një ndeshje spektakolare. Katër lojtarë të Lakers realizuan mbi 20 pikë, ku Russell ishte më i miri me 29 pikë, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e DeRozan për Bulls.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co