Sport

NBA/ Ndryshon kreu në Perëndim, LeBron James “merr për dore” Lakers

nba ndryshon kreu ne perendim lebron james merr per dore lakers
nba ndryshon kreu ne perendim lebron james merr per dore lakers

Ndryshon përsëri kreu në në Konferencën e Perëndimit të NBA, ku tashmë kryeson Oklahoma Siti Thandër pas fitores 113-112 ndaj Nju Jorkut. Uilliams me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Brunson për nju-jorkezët.

Po në këtë konferencë, kampionët në fuqi të Denverit fituan 130-101 ndaj Klivelend dhe mban në vendin e dytë, ndeshje ku u dallua Nikola Jokic me një “triple double”, 26 pikë, 18 ribound dhe 16 asist.

Jashtë fushe fiton ekipi i Lejkërs, që mundi 116-104 Bruklin Netz. LeBron Xhejms realizoi 40 pikë për kalifornianët, mbështetur nga Dejvis me 24 pikë e 14 ribaund.

Fiton edhe Golden Stejt, që falë 33 pikëve të Stefën Kërrit mundi 117-113 San Antonion, ndërsa Dallas mposhti 125-109 Hjustonin. Luka Doncic në një mbrëmje fantastike, duke realizuar 47 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts