Bota

Ndahet nga jeta ish-senatori amerikan, mbështetës i çështjes shqiptare

ndahet nga jeta ish senatori amerikan mbeshtetes i ceshtjes shqiptare
ndahet nga jeta ish senatori amerikan mbeshtetes i ceshtjes shqiptare

Ish-senatori amerikan Jim Inhofe, ish-kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit dhe një nga mohuesit më të zëshëm të ndryshimeve klimatike në Senatin amerikan, është ndarë nga jeta, njoftoi të martën Lideri i Pakicës në Senat, Mitch McConnell.

Jim Inhofe ishte një mbështetës i çështjes së Kosovës për liri e pavarësi.

Inhofe, 89 vjeç, shërbeu në Senatin amerikan nga viti 1994 deri kur u tërhoq në vitin 2023, ka raportuar CNN.

Ai shërbeu si republikani kryesor në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit në vitet e tij të fundit në Senat.

Ai kishte një karrierë politike 55-vjeçare dhe njihet për rolin e tij shumë të rëndësishëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts