Anxhela Isufaj me profesion infermiere në Spitalin Rajonal të Beratit ka ndërruar jetë në moshë të re.
Janë kolegët e saj ata të cilët me hidhërim kanë ndarë lajmin e trishtueshëm, duke u shprehur se Anxhela “ishte njëra prej infermiereve më të mira dhe shembullore të Shërbimit të Obstetik-Gjinekologjisë në spitalin rajonal të Beratit”.
Mesazhi
U PREHSH NË PAQE ANXHELA 🤍
Sot u nda nga jeta në mënyr të parakohshme infermierja jonë e dashur Anxhela Isufaj.
Ajo ishte njera prej nfermiereve më të mira dhe shembullore të Sherbimit të Obstetrik-Gjinekologjisë, por qe fati e deshi te largohej ne mënyrë te trishte dhe ne moshë fare të re.Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë per kolegët e saj dhe gjithe stafin e Spitalit Berat.
U prehsh në paqe 🪽Angel 🪽 me sytë e bukur!!!
Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri 🥀.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co