Në prag të finales së Superkupës së Europës me Atalantën, Carlo Ancelotti foli për mediat duke u nisur nga gjendja fizike e lojtarëve të tij:
“Jemi mirë, edhe nëse nuk jemi stërvitur shumë. Lojtarët kanë ardhur të gjithë mirë nga pushimet. Ne mund të bëjmë një ndeshje intensive kundër një ekipi të fortë, sepse nëse ata janë këtu do të thotë se ata bënë shumë mirë vitin e kaluar dhe do të përpiqen të përsërisin veten nesër”.
Më pas një pasazh për formacionin e së nesërmes: “Është gjithmonë e vështirë të futesh në formacion sepse lë jashtë dikë që meriton të luajë. Atalanta ka pak më pak dyshime, por është gjithmonë e komplikuar.”
Me ardhjen e Mbappe-së, sigurisht që është rritur cilësia e lojtarëve të Real Madridit në sulm dhe një nga “problemet” e Ançelotit do të jetë gjetja e formulës së duhur për të garantuar ekuilibrin e skuadrës:
“Për të futur lojtarë të mirë nuk të duhet Ajnshtajni. Problemi është nëse nuk ka të mirë, përshtaten, përshtaten gjithmonë”, analizon shkurt Ancelotti. Më pas për Mbappe: “Ai është një lojtar i madh, një talent i madh, i motivuar, sigurisht që është shumë i lumtur që është këtu dhe është gati të japë kontributin e tij”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co