Ndalimi i poliocëve të Kosovës nga Beogradi, reagon Brnabiç: Cënuan rendin tonë kushtetues

ndalimi i polioceve te kosoves nga beogradi reagon brnabic cenuan rendin tone kushtetues
ndalimi i polioceve te kosoves nga beogradi reagon brnabic cenuan rendin tone kushtetues

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka reaguar në lidhje me ndalimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe gjatë së mërkurës.

Ajo tha se një hap i tillë u mor pasi efektivët cënuan rendin kushtetues të Republikës së Serbisë.“Unë supozoj se njerëzit më në fund i janë përgjigjur thirrjeve për të mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Serbisë dhe çdo institucion të vetëm në këtë vend. Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar me vite për gjithçka që po bën Albin Kurti, për keqtrajtimin e atyre njerëzve, mendoj se do ta mirëpresin këtë tani”, tha ajo

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →