Ndarja e golave te Partizani, mesfusha ia “lë targën” sulmit

ndarja e golave te partizani mesfusha ia le targen sulmit
ndarja e golave te partizani mesfusha ia le targen sulmit

Mesfusha e Partizanit ka ndryshuar sa u përket emrave, por nuk ka ulur efektivitetin e vet përpara portës.

Në një vëzhgim të shpejtë, mund të dallojmë menjëherë se mesfushorët e Partizanit shënojnë më shumë se dy repartet e tjera. Nga nëntë gola të shënuar gjithsej në shtatë javë të Kategorisë Superiore, mesfushorët kanë shënuar 5 prej tyre.

Arinaldo Rrapaj ka tundur rrjetën 3 herë dhe mban “fronin” e golashënuesit të ekipit, teksa rrugën e rrjetës e kanë gjetur edhe Ismaili dhe Mehmeti, me nga një gol secili.

Sulmi ka shënuar i gjithi 4 herë. Bintsuka ka gjetur rrugën e rrjetës në dy raste, ndërsa Zeka dhe Mba kanë shënuar nga një gol. Mbrojtësit nuk kanë arritur të shënojnë në daljet e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →