Ndarja e RMV nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, qeveria maqedonase përgatit letër për BE-në: Duam të kemi një pasqyrë të qartë se ku jemi dhe çfarë mund të bëjmë

ndarja e rmv nga shqiperia ne rrugen e integrimit europian qeveria maqedonase pergatit leter per be ne duam te kemi nje pasqyre te qarte se ku jemi dhe cfare mund te bejme





































Qeveria e Maqedonisë së Veriut, po përgatit një letër që do t’i dërgohet BE-së, me propozime të reja për vazhdimin e negociatave, ndërsa rruga e saj drejt integrimit europian u nda nga ajo e Shqipërisë.

1559203066-maqedonia-e-veriut-dhe-komisioni-evropian-presin-date-per-negociata-ne-muajin-qershor_5cef7691bf911-696x361-600x360

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se letra drejtuar BE-së bëhet për të patur një pasqyrë më të qartë të asaj ku janë dhe çfarë mund të bëjnë për të avancuar negociatat.

Letra drejtuar BE-së është duke u përgatitur, para se ta dërgoj dua të kemi një pasqyrë më të qartë se ku jemi dhe çfarë mund të bëjmë. Nuk do të isha dakord që nuk ka optimizëm. Nuk do të pajtohesha me qëndrimin se nuk ka mirëkuptim për qëndrimet tona”, tha Mickoski.

Kujtojmë se procesi i rrugës së integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian po pengohet për shkak të ngërçit me Bullgarinë. Ndërkohë, Shqipëria më 15 tetor do të hapë kapitujt e parë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →